Parapërgatitja (kursimi) për pleqëri

Me parapërgatitjen (kursimin) për pleqëri garantohet, që pensionistëve t'iu mbeten mjaft para për të jetuar. Sistemi zviceran i parapërgatitjes (kursimit) ka tri shtylla: Sigurimi pleqërisë dhe pasardhësve (AHV), sigurimi profesional (arka e pensionit) dhe sigurimi vullnetarë i pleqërisë (shtylla e 3-të)

Sigurimi pleqërisë dhe pasardhësve (Shtylla e 1-rë)

Sigurimi pleqërisë dhe pasardhësve (AHV) është një institucion shtetëror. Shumica e personave të rritur duhet për këtë të paguajn kontribute. Të punësuarëve kontributet ju zbriten ҫdo muaj direkt nga paga, punëdhënësi e mbulon gjysmën e kontributit. Ndërmarrësit privat ose personat e papunësuar duhet të informohen pranë Sigurimeve Sociale Glarus (SVA) se si duhet t`i paguajnë kontributet e tyre. AHV-ja ua paguan pensionistëve pensionet mujore. Lartësia e pensionit mvaret nga shuma e kontributeve të paguara. AHV-ja ndihmon gjithashtu edhe në rast vdekje. Ajo i ndihmon bashkëshortët dhe fëmijët e personit të vdekur (Pension për të veja dhe jetim). Secili individ e pranon një letërnjoftim të AHV-s me numrin e sigurimit personal.

Sigurimi profesional (arka e pensionit) / (Shtylla e 2-të)

AHV-ja e veme kryesisht nuk mjafton, që jeta mbas pensionimit të vazhdohet si më parë. Për këtë arsye për të punësuarit ekziston edhe sigurimi profesional (arka e pensionit, Pensionskasse) e cila nga një shumë e caktuar e pagës vjetore është e detyrueshme. Kontributet për këtë zbriten direkt nga paga mujore, punëdhënsi është i detyruar ta paguaj sëpaku gjysmën e kontributit. Ndërmarrësit privat nuk janë të detyruar të paguajn kontribute. Ata mund ta bëjnë këtë vullnetarisht, për këtë janë ata vetë përgjegjës. Paratë e kursyera në arkën e pensionit paguhen në pleqëri ose si pension ose mund të tërhiqen menjëherë. Në raste të caktuara paratë mund të paguhen edhe më herët: Kur themelohet një ndërmarrje personale, kur i siguruari e lëshon Zvicrën, kur ndërtohet shtëpi ose e blehet banesë për vete.

Kursimi (parpërgaditja) vullnetarë i pleqërisë (Shtylla e 3-të)

Te shtylla e 3-të (3. Säule) bëhet fjalë për kursimin vullnetarë për pleqëri, e cila shpërbleht përmes zbritjes së tatimit. Kjo mundet të lidhet te bankat ose sigurimet. Ju sygjerohet që të kurseni para me shtyllën e 3-të ashtu që të keni rezerva në pleqëri,

Shërbimet plotësuese

Njerëzit e moshuar të cilët përkundër AHV-s dhe arkës pensionale nuk kanë para të mjaftueshme për të jetuar, nën kushte të caktuara si shtesë, e kanë të drejtën e garantuar të shërbimeve plotësuese financiare (Ergänzungsleistungen). Për to duhet të shtrohet kërkesë pranë Sigurimeve Sociale Glarus. Është e rregulluar saktë se kush e ka të drejtën e garantuar për shërbime plotësuese. Shërbimet plotësuese financohen nga tatimpaguesit.