Sistemi i sigurimit social

Banorët e Zvicrës përmes sigurimit social (SVA) janë të mbrojtur nga rreziqet e ndryshme. Sigurimet ndihmojnë për shembull atëherë, kur dikush e humb vendin e punës ose sëmuret. Madje ato i mbështesin (ndihmojnë) edhe familjet edhe njerëzit e moshuar.

Parimet

Sigurimet sociale financohen nga banorët e Zvicrës. Në këto raste vlenë principi i solidaritetit: Shumica e popullsisë paguan, derisa individi dhe grupe të caktura marrin ndihmë. Sigurimet sociale janë kryesisht të detyrueshme. Kontributet iu zbriten të punësuarve direkt nga paga. Mirëpo edhe punëdhësit, ndërmarrësit privat dhe të papunësuarit kontribuojnë financiarisht.

Shërbimet

Sigurimet sociale i mbështesin njerëzit në situata të caktuara jetësore. Ato paguajnë mëditjet, pensionet dhe shtesat ose i mbulojnë shpenzimet në rast sëmundje dhe aksidenti. Të gjitha sigurimet sociale janë të rregulluara nga Shteti.

Kur ndihmohet?