Shkolla obligative

Shkolla obligative ju ofron fëmijëve arsimimimin themelor i cili atyre au mundëson fillimin e arsimimeve tjera më të larte. Shkollat publike janë falas.

Lajmërimi i fëmijës

Për funksionimin e shkollave publike janë përgjegjëse Komunat. Për lajmërimin e fëmijës në shkollë duhet të drejtoheni ose në Komunën e vendbanimit ose direkt në shkollë te drejtoria e shkollës.

Nivelet shkollore

Shkolla obligative është e ndarë në tre nivele të njëpasnjëshme:

  • Parafillori (Kindergarten) zgjat 2 vjet.
  • Shkolla fillore (Primarschule) zgjat 6 vjet. Fëmijët me nevoja ose aftësi të veçanta gëzojnë mbështetje ose përkrahje speciale.
  • Niveli i lartë (Sekundarstufe I) zgjat 3 vjet. Në nivelin e lartë ka tre lloje të ndryshme të shkollës (Oberschule, Realschule, Sekundarschule). Këto kanë kritere dhe kërkesa të ndryshme të arritshmërisë.
  • Fëmijët të cilët nuk janë gjermanofolës gëzojnë mbështetje special në të gjitha nivelet.


Shkollat publike / shkollat private

Shkollat publike janë falas. Djemt dhe vajzat e vijojnë mësimin s`bashku. Sa i përket religjionit mësimi është neutral. Shumica e fëmijëve dhe të rinjëve e mbarojnë shkollimin obligativ në një shkollë publike (95%). Ka edhe shkolla private. Nëse prindërit i dërgojnë fëmijët e tyre në një shkollë private janë të detyraur t'i bartin vetë shpenzimet.

Mësimi në gjuhën dhe kulturën amëtare (HSK)

Pranë mësimit obligativ fëmijët mund ta ndjekin edhe mësimin në gjuhën dhe kulturën amëtare (Heimatliche Sprache und Kultur, HSK). Fëmijët dhe të rinjët mësojnë të kuptojnë, flasin, lexojnë dhe shkruajn më mirë gjuhën e tyre. Ata merren, për shembull, me historinë, gjeografinë, festat dhe zakonet. Vijimi i kurseve është vullnetarë dhe kryesisht me pagesë, megjithatë sygjerohet vijimi.

Të drejtat dhe detyrimet e prindërve

Shkolla është e obliguar ti informoj prindërit për përditshmërinë shkollore dhe rezultatet e fëmijës së tyre. Për këtë mbahen biseda me prindër (Elterngespräche, bisedat në mes mësimdhënësve dhe prindërve), mbrëmjet me prindër (Elternabende, informatat e shkollës për prindër) dhe manifestime të ndryshme informuese. Ju sygjerohet të merrni pjesë. Prindërit janë përgjegjës që fëmija ta vijoj mësimin rregullisht. Në qoftë se fëmijët nuk mund të shkojnë në shkollë (p.sh sëmundja) prindërit janë të detyruar ta informojnë shkollën. Në qoftë se prindërit tregojnë interesim për shkollën, ata me këtë e ndihmojnë fëmijën e tyre.

Pyetje / mbështetje

Në rast pyetjesh për shkollën prindërit gjithmonë sëpari duhet të drejtohen te mësimdhënësit. Ata mund të ndihmojnë më tutje, kur prindërit kanë nevojë për ndihmë. Edhe mësimdhënësi drejtohet sëpari te prindërit, nëse mendon se fëmijës i nevojitet diçka ose nëse ka ndonjë pyetje. Në përgjithësi është me rëndësi që prindërit të kërkojnë kontakt me mësimdhënësit dhe të bashkëpunojnë ngusht me ta.