Çka është martesa e detyruar?
Nëse një person martohet nën presionin e familjes dhe kundër vullnetit të vet, flitet për martesën e detyruar. Nëse ju detyroheni kunder vullnetit tuaj të rrini në një martesë, flitet për martesë të detyruar. Të gjithë personat e kanë të drejtën e përzgjedhjes se a dëshirojnë të qëndrojnë në një martesë apo duan të ndahen. Të martuarit e detyruar dhe martesa e detyruar janë të ndaluara në Zvicër. Nëse policia njoftohet për një martesë të detyruar në Zvicër, ajo duhet të veproj. Në të shumten e rasteve policia automatikisht e inicon proceduren penale. Gratë, burrat dhe të rinjët e prekur e kanë mundësinë në Zvicër që martesën ta shpallin të pavlefshme (ta anulojnë).
Shembuj për detyrim janë: Kërcënimi, shantazhi («në qoftë se…, atëherë…»), presioni psiqik dhe dhuna, trupore dhe çdo formë e dhunës.