Çka është dhuna shtëpiake
Dhuna shtëpieke (në familje) është dhuna e ushtruar në familje ose partneritet: Ndaj personave të martuar, personave në partneritet ose të cilët kanë qenë në partneritet, pa marrë parasysh se a jetojnë sëbashku apo jo. Dhuna ndërmjet prindërve dhe fëmijëve ose ndërmjet motrave dhe vllezërve është poashtu dhunë shtëpiake (në familje).
Dhuna në familje mund të shkaktoj lëndime trupore dhe psiqike. Përveç kësaj ajo mund ta rrezikoj zhvillimin e shëndetshëm dhe atë social të fëmijëve. Të prekur janë edhe fëmijët të cilët indirekt e përjetojnë dhunën në familje.