Stalking-u

Stalking-u është një formë e dhunës e cila të prekurit prej sajë i rëndon shumë. Është me rëndësi të flisni për te dhe të këshilloheni.

Çka është Stalking-u?

Stalking-u është vrojtimi i përsëritur, ndjekja, marrja e kontaktit, pëndjekja dhe ngacmimi i një personi. Stalking-u shkon njëanshëm nga një person dhe ndodhë për një kohë ë gjatë. Kjo formë e dhunës kryhet shpesh nga persona të rrethit të gushtë të lidhjeve, por edhe nga persona të cilët tashmë jetojnë ndaras (ish-partnerët). Stalking-u mund të ndodhë edhe nga të panjohurit.

Shembuj: Dërgimi i një numëri të madh të SMS, E-Mailëve dhe mesazheve tjera, një numër i madh i thirrjeve telefonike /cingërrimave telefonike (Telefonterror), përgjimi pranë vendit të punës ose në shtëpi, dhuratat e padëshiruara, marrja e informatave nga rrethi i personit.

Stalking-u mund ta dëmtoj rëndë shëndetin trupor dhe psiqik të viktimës.

Të dokumentohet dhuna

Është me rëndësi që Stalking-u të mund të dëshmohet. Personi i prekur mundet për shembull të shkruaj ditar për seicilin veprim Stalking-u veç e veç (të shkruhet, kur dhe çka ka ndodhur), ta njoftoj rrethin (fqinjët, shokët ose shoqet, punëdhënësin) dhe t’i bëj Screenshots / Fotografitë e tekstit të mesazheve (WhatsApp, Facebook, etj.).

Kërkoni ndihmë

Zyra për mbrojten e e viktimës është në dispozicion të personave të prekur nga dhuna, të familjarëve të tyre dhe të afëmëve të tyre, për të gjitha moshat dhe gjinitë. Konfidenciale, pa pagesë dhe me mundësi përkthimi.