Dhuna seksuale

Dhuna seksuale është një formë e dhunës shtëpiake . Ndërhyrje seksuale ka edhe në partneritet dhe në familje. Ajo është e ndaluar. Ajo mund të kallxohet te policia. Gruaja apo vajza e prekur mund t’ia tregoj dhunën seksuale polices femër. Burri i prekur mund t’ia tregoj ndërhyrjen policit mashkull. Në shumicën e rasteve të dhunës seksuale policia është e detyruar ta inicoj procedurën penale. Edhe kush nuk dëshiron të bëj kallxim te policia do të duhej që mbas ndërhyrjes seksuale menjëherë ti nënshtrohet ekzaminimit medicional.

Ndihma medicionale

Spitali Kantonal Glarus i kryen trajtimet mjekësore në besim. Mbas ndërhyrjes seksuale munden ato posaqërisht të tregohen. Mjekja ose Mjeku i nënshtrohet detyrimit të fshehtësisë dhe nuk e njofton askënd pa pëlqimin e personit të prekur. Mjekja ose Mjeku mund të lidhet me zyrën për mbrojtjen e viktimës.

  • Spitali Kantonal Glarus: 055 646 33 33
  • Emergjenca: 144

Ndërmjet dhunës seksuale dhe kontrollit mjekësor

  • Mos bëni dush dhe mos u lani – mos i lani as duart.
  • Nëse është e mundur mos shkoni në Toilette (WC).
  • Mos i lani rrobat, merrni me vete për ekzaminim.

Këshilla psikologjike dhe ligjore

Zyrat për mbrojtjen e viktimës mund t’iu ofrojnë mbështetje ligjore dhe psikologjike. Ata mund t’iu përgjigjen shumë pyetjeve. Ndihmë mund të kërkoni këtu:

Kallximi pranë policisë

Policia ka përvojë në lidhje me kallximet e dhunës seksuale. Marrjet në pyetje bëhen nga personi i gjinisë së njëjtë. Kallximi mund të bëhet pranë stacionit të policisë. Ju mund ta merrni me vete një person të besueshëm ose ndokënd nga zyra për mbrojtjen e viktimës.

Jashtë orarit të punës pokicinë mund ta thirrni përmes numri emergjent 117.

  • Kontakti Policia Kantonale Glarus: Tel. 055 645 66 66