Fëmijët dhe rinia

Fëmijët dhe rinia të cilët përjetojnë dhunë nga personat përgjegjës për edukim ose vëllezërit dhe motrat e tyre kanë nevojë për ndihmë. Atyre poashtu ju duhet ndihma nëse ata e përjetonë dhunën në partneritetin e prindërve të tyre.

Dhuna në familje sjell pasoja për fëmijët dhe rininë

Në qoftë se fëmijët dhe rinia janë të prekur përshkak të dhunës së ushtruar në partneritetin e prindërve të tyre, kjo ka ndikim negativ në zhvillimin e tyre. Kjo ndodhë edhe atëherë kur dhuna nuk ushtrohet ndaj tyre. Ushtrimi i dhunës direkte ndaj fëmijëve dhe rinisë është i ndaluar.

Disa fëmijë vuajn pasivisht kurse te të tjerët manifestohen pasoja të ndryshme. Për shembull:

Vështirësi në shkollë, urinimi në shtrat, kokëdhembja, pengesa në të fjetur dhe të ushqyer, probleme në sjelljet me fëmijët tjerë ose agresiviteti.

Këto vende i mbështesin fëmijët dhe rininë

Zyra të ndryshme i këshillojnë fëmijët dhe rininë nëse ata e përjetojnë dhunën në familje.

Zyra për mbrojtjen e viktimës është në dispozicion edhe për fëmijët dhe rininë e prekur nga dhuna. Në besim, pa pagesë dhe përkthimi është i mundshëm.

Qendra për këshilla dhe terapi «Sonnenhügel» në Glarus ofron këshilla për rininë dhe prindër. Ajo i mbështet fëmijët për një zhvillim të shëndetshëm. Fëmijët dhe rinia mund të gjejnë aty ndihmë, për shembull, në rastin e konflikteve familjare.

Këshillimi dhe terapia ambulante pranë shërbimit psikiatrik për fëmijë dhe rini (KJPD): Në rast stressi dhe situata të rënda në familje. Rinia mund të lajmërohet vetë pranë KJPD-s.

«Pro Juventute» mund të arrihet ditën dhe natën. Nuk jeni i detyraur ta jepni emrin. Personi i specializuar nuk i tregon askujt për bisedën. Ai ju dëgjon dhe ju ndihmon për të gjetur zgjidhje. Telefonimi pranë «Pro Juventute» është falas. Pro Juventute mund të kontaktohet edhe përmes SMS, Chat-it ose Mail-it.

  • Pro Juventute: www.147.ch: Këshilla në besim dhe pa pagesë 24h/7, Tel. 147, Chati në 147.ch, SMS përmes numërit 147 ose Maili në beratung@147.ch

Çka mund të bëjnë fëmijët dhe rinia?

Fëmijët dhe rinia të cilët përjetojnë dhunë në shtëpi do të duhej të flasin me ndonjë person jashtë familjes. Për shembull: Mësimdhënësin, puntoren sociale të shkollës, prindërit e shoqeve ose fqinjët. Fëmijët dhe rinia mund të paraqiten drejtëpërsëdrejti pranë vendeve të sipërpërmendura.