Ndihma dhe Këshillimi

Është e rëndësishme që, në rast të hunës në familje të kërkoni ndihmë! Zyra të ndryshme ju informojnë, këshillojnë dhe ndihmojnë. Sipas rregullit në besim dhe kryesisht pa pagesë dhe me mundësi përkthimi. Ndihmë mund të kërkoni pranë vendeve të mëpostme.

Në rast emergjent

  • Policia: Tel. 117
  • Emergjenca për raste urgjente medicionale: Tel. 144
  • Reparti i emergjencës në Spitalin Kantonal Glarus 24h/7, ndihma në rast lëndimesh: Tel. 055 646 33 33

Këshillimi për të gjithë personat e prekur nga dhuna

Zyra për mbrojten e e viktimës është në dispozicion të personave të prekur nga dhuna, të familjarëve të tyre dhe të afëmëve të tyre, për të gjitha moshat dhe gjinitë. Konfidenciale, pa pagesë dhe me mundësi përkthimi.

Zyra për mbrojtjen e viktimës i informon dhe këshillon personat të cilët pësojnë dhunë në familje. Në Zvicër seicili Kanton është i detyraur ta ketë një zyrë për mbrojtjen e viktimava. Ju mund të drejtoheni pranë secilës zyrë për mbrojtjen e viktimave edhe nëse banoni në Kantonin Glarus. Kjo ndihmë është pa pagesë. Sëbashku me personat e specializuar mund ti planifikoni hapat e mëtutjeshëm. Të punësuarit pranë zyrave për mbrojten e viktimës janë të detyruar ta ruajn fshehtësinë. Kjo do të thotë se atyre nuk ju lejohet ta informojnë askënd për bisedën. As policinë.

Dora e zgjatur (Dargebotene Hand) është vendi i cili ofron ndihmën e parë emocionale në Zvicër. Një ofertë përmes Telefonit, Chat-it ose Mail-it e cila kryesisht ju dedikohet të rriturve dhe ofrohet nga vullnetarë të shkolluar mirë. Në besim dhe pa pagesë.

Në Webfaqen humanrights.ch mund të gjeni adresa të tjera, të cilat mund t’iu ndihmojnë.

Fëmijët dhe rinia

Fëmijët dhe rinia me situatë të rënduar familjare mund të lajmërohem ditën dhe natën pranë «Pro Juventute» për të folur. Përmes Telefonit, Chat-.it, mesazhit ose Mail-it.

Zyra për mbrojten e e viktimës është në dispozicion të personave të prekur nga dhuna, të familjarëve të tyre dhe të afëmëve të tyre, për të gjitha moshat dhe gjinitë. Konfidenciale, pa pagesë dhe me mundësi përkthimi.

Zyra për këshillimin e rinisë dhe familjes është në dispozicion të fëmijëve, rinisë dhe prindërve. Individuale, pa pagesë dhe vullnetare.

Ndihma medicionale

Spitali Kantonal Glarus mund ti kontrolloj dhe trajtoj lëndimet e shkaktuara nga dhuna. Lëndimet e shkaktuara nga dhuna Seksuale mund të dokumentohen në dosjen e pacientit edhe në rast se nuk dëshironi menjëherë të bëni kallxim penal pranë policisë. Tregoni se e keni përjetuar një akt dhune edhe nëse ju vjen rëndë për këtë. Kontrolli është konfidencial. Mjekët i nënshtrohen detyrimit të fshehtësisë. Kjo do të thotë se policia mund të informohet vetëm nëse këtë e dëshiron personi i lënduar. Kush trajtohet diku tjetër duhet të kërkoj nga mjekja apo mjeku ti dokumentoj gjurmët e dhunës.

  • Spitali Kantonal Glarus: Tel. 055 646 33 33

Mjeku i shtëpisë (familjarë) ju ekzaminon dhe i trajton lëndimet apo pengesat somatike.

  • Shërbimi emergjent i mjekësisë familjare Glarus Nord: Tel. 0844 44 66 33
  • Shërbimi emergjent i mjekësisë familjare Glarus: Tel. 0844 44 66 44
  • Shërbimi emergjent i mjekësisë familjare Glarus Süd: Tel. 0844 44 66 55

Këshillimi i personit i cili ka ushtruar dhunë

Zyra për këshillimin e dhunës ofron këshilla për persona të çdo moshe dhe gjinie. Ata mësohen ta marrin përgjegjësinë për atë që kanë bërë. Ta kuptojnë veprimin e tyre dhe ta ndryshojnë atë.