E drejta e qëndrimit

Për të prekurit nga dhuna shtëpiake (në familje) është me rëndësi që të këshilloheni personalisht. Biseda pranë zyrës për mbrojtjen e viktimës nuk ka për pasojë humbjen e lejes së qëndrimit. Biseda është konfidenciale. Zyra për mbrojtjen e viktimës nuk e njofton askënd.

E drejta e qëndrimit rast të ndarjes për shkak të dhunës në familje

Nëse një person ka qëndrim në Zvicër për shkak të martesës dhe përjeton dhunë në familje, ai- varësisht nga situata- mund të qëndroj në Zvicër edhe mbas ndarjes. Seicila situatë është ndryshe. Për këtë arsye është me rëndësi që të këshilloheni.

Zyra për mbrojtjen e viktimës mundet t’iu mbështesë: Personi i specializuar e shpjegon situatën aktuale dhe e mbështet personin e prekur në hapat e ardhshëm. Ai mund t’iu lidhë me qendrat tjera për këshillim. Këshillimi është pa pagesë dhe në besim. Përkthimi është i mundshëm.

Të dokumentohet dhuna

Është me rëndësi që të ketë dëshmi për dhunën e ushtruar. Për shembull: Fotografitë e lëndimeve, «Screenshots» e kërcënimeve dhe sharjeve në WhatsApp, Facebook etj. Dëshmitë duhet të ruhen në një vend të sigurt. Për shembull te një shoqe ose në vendin e punës.

Poashtu është mirë nëse personat e rrethit tuaj kanë dijeni për dhunën. Për shembull fqinja ose koleget e punës.